Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësi të Madhe.
Burime bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një person i identifikuar si Jakup Reka.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.