TIRANË– Numri i viktimave nga COVID- 19 është rritur sërish krahasuar me një ditë më parë. Këtë të premte zyrtarisht konfirmohen 6 viktima, e ndërsa sa i takon infektimeve ditore, ka një rënie të lehtë. Si rezultat i 4011 testimeve të kryera kanë rezultuar COVID 286 persona.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 5201.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen.
“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë”, thuhet në njoftim.
Statistika (24 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 286
Të shëruar në 24 orë 349
Të shtruar në spitale 118
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4011
Testime totale 1,456,072
Raste pozitive 207,221
Raste të shëruara 198,833
Raste Aktive 5,201
Humbje jete 3,187
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,545
Fier 579
Durrës 362
Shkodër 339
Elbasan 307
Vlorë 239
Gjirokastër 222
Berat 219
Lezhë 135
Korçë 105
Kukës 73
Dibër 69