55 persona në bordin e një anije lundrimi Royal Carribean që u nis nga Florida të shtunën rezultuan pozitivë me Covid. Të infektuarit në “Odyssey of the Seas” janë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, megjithëse 95% e atyre në bord janë plotësisht të vaksinuar.
Ishujt e Karaibeve të Curaçao dhe Aruba në Antilet Hollandeze kanë ndaluar ankorimin. Anija do të qëndrojë në det deri në kthimin e saj në Florida më 26 dhjetor.