Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Opel’ dhe një mjet tip ‘Benz’.
Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë fëmija 3-vjeçar dhe babai i fëmijës, i cili humbi jetën në vendngjarje. Sakaq, trupi i pajetë i babait të 3-vjeçarit ndodhet në morgun e Lezhës.
Ky i fundit është përfshirë nga flakët si pasojë e përplasjes. Sakaq, raportohet se shoferi i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.