Shifrat e koronavirusit në Greqi janë alarmante. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9,284 raste të reja. Infektimet në 24 orët e fundit kanë shënuar shifra rekord që prej shkurtit të vitit 2020.
Edhe numri i të vdekurve nga koronavirusi vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 66 viktima. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të infektimeve nga COVID dhe rënie të numrit të viktimave.
Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar. Ai thekson se po monitorohet situata ndërsa shton se jemi para një ‘stuhie’ rastesh, ku mund të ketë edhe 12 mijë infektime në ditë.
“Jemi në prag të stuhisë. ‘Omicron’ është këtu. Sa më i lartë të jetë angazhimi aq më të lehtë do ta kemi për të menaxhuar këtë situatë”, është shprehur ai.
Sipas epidemiologut mbetet shqetësues fakti nëse do të ketë presione në spitale.
“Omicron është kudo dhe ka krijuar një rritje dramatike të rasteve. Mund të përballemi edhe me 10-12, 000 raste të ditë. Ajo që na shqetëson është presioni në spitale. Edhe pse ne kemi arritur një nivel të mirë të imunitetit me mbi 70 %”, tha ai duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen.”-tha dje epidemiologu.