Sikurse vitet e tjera, edhe viti që po lëmë pas është karakterizuar me ngjarje të shumta në botë.
Dhe këto ngjarje sigurisht janë shfrytëzuar edhe nga fotografët e shumtë për të kapur momentet më interesante të tyre.
Në këtë drejtim, më poshtë ua sjellim disa prej tyre, që nga ajo që tregon momentin kur mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump që sulmuan Kapitolin e SHBA-së, rënia e Kabulit te Talibanët deri te kriza e refugjatëve në kufirin Bjellorusi-Poloni – një përmbledhje e fotografive më të mira të përzgjedhura nga Al Jazeera.
Një grua etiopiane debaton me të tjerët rreth ndarjes së bizeleve të verdha të shpërndara nga Shoqata e Ndihmës së Tigray në qytetin Agula të Etiopisë veriore në rajonin Tigray më 8 maj 2021. [Ben Curtis/AP Photo]
Pemët e copëtuara qëndrojnë gjysmë të varrosura në baltë pranë vullkanit Taal pothuajse një vit pasi shpërtheu në provincën Batangas, një destinacion popullor turistik në jug të Manilës, Filipine, më 10 janar 2021 [Aaron Favila/AP Photo]