PEQIN– Një 35-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Viktima është identifikuar si Albi Bashaliu, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39.
Vrasja dyshohet për hakmarrje. E ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.