Të qenit një gjak nuk e ka ndaluar djalin e xhaxhait të Albi Bashaliut që të ndihmonte në ekzekutimin e tij. Veiz Bashaliu, 41 vjeç u arrestua sot bashke me fqinjin e tij, Mikel Xhaja 30 vjeç, të cilët akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e 32-vjeçarit Bashaliu.
Sipas Policisë, Bashaliu dhe Xhaja kanë tentuar të fshehin rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar policinë për t’u informuar për krimin, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.
Automjeti u gjet dje në Gosë të Kavajës, i pa djegur, ndërsa brenda nuk u gjet arma e krimit.
Pista kryesore e hetimeve është e hakmarrjes, kjo sepse Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit ka ekzekutuar 6 muaj më parë Ylber Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Kjo është pista kryesore e hetimeve, e megjithatë, vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.