Ronela Hajati është fituese e Festivalit të Këngës në RTSH me këngën me titull ‘Sekret’.
Hajati do të jetë kështu edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, i cili do të zhvillohet në Torino. Në fjalën përshëndetëse, Hajati tha se trofeun ia dedikon babait të saj të ndjerë.
“Para se të them dicka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”- u shpreh ajo e emocionuar pas marrjes së çmimit.
Në vendin e dytë u rendit Alban Ramosaj me këngën ‘Theje’ ndërsa Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti, morën të dy çmimin e tretë. Edicioni i 60-të i Festivalit u moderua nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.