CËRRIK – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Cërrik, ku si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse një person ka humbur jetën.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:30 në një nga rrugicat e lagjes nr.3, më saktë në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Fermës’ në Cerrik, ndërsa viktimë ka mbetur një 27-vjeçar, i identifikuar Erion Rexhepi.
Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është dëmtuar edhe një automjet aty pranë, si dhe raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.