Infektimet me COVID po vijojnë në vendin tonë çdo ditë ndërsa pas festave ekspertët presin rritje të rasteve pozitive. Aktualisht ka mbi 6 mijë qytetarë të prekur nga virusi mbi 98 % e të cilëve po e kalojnë në shtëpi të ndjekur nga mjeku i familjes. Ndonëse situata duket e qetë, nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nga data 4 janar punonjësit e asminitratës publike, të qendrave tregtare dhe sipermarketeve, për tu paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungëse të saj certifikatë shërbimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.
Shumë prej tyre u janë nënshtruar tetsit të shpejtë por pjesa më e madhe kanë rezultuar negativ.