TIRANË– Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse në botë. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB.
Personi që e vendos flamurin kuqezi është Ferit Hoxha, Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.
“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB.
Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës”-shkruan Rama.