Një nga problemet që nxori në pah publikimi i pagave, ishte mos deklarimi i plotë i rrogave dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka propozuar një zgjidhje. Ai tha se ai që denoncon do të marrë një garanci financiare, por në fund do të jetë qytetari ai që do të thotë fjalën e fundit ne formularin e ‘Këshillimit Publik’.
Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë, do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.
Me moton “Le të dëgjojmë njeri-tjetrin” ka nisur kryeministri Edi Rama komunikim publik me qytetarët pasditen e sotme, ku edhe i prezantoi me formularin e Këshillit të Parë Publik.
“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, do të plotësojë formulari, për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Nuk është proces zgjedhor .Ideja është që këta formularë është që të plotësohet kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar. Do të jetë një proces dëgjim, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duamë që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme.”, tha ai.