Në fillim të vitit të ri, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish sot kabinetin qeveritar në lokalin ‘Vila 30’, në kryeqytet. Mbledhja do të zhvillohet me ministrat dhe ka si qëllim përcaktimin e objektivave për 300 ditët e ardhshme. Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor. Ky takim vjen menjëherë pas fillimit zyrtar të punës për vitin 2022.