VLORË-Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, ende nuk ka një autor. Ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazën, ku dyshohet se është makina e përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi.
Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka preku vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndwrsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ndërsa kanë mbetur edhe njolla gjaku në vendngjarje dhe më pas ka shkuar në spital. Report Tv shkoi në vendin e ngjarjes ku ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.
Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Dinamika, i riu u qëllua teksa po ecte para pallatit
Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij, pasi ka dalë nga lokali po shkonte tek hyrja e pallatit pranë banesë së tij, aty është shtënë ndaj tij nga një makinë në lëvizje, pasi ka marre një plumb ne dorë ka lëvizur për rreth 50 m ndërkohë duke u ndjekur nga autorët dhe qëlluar me armë automatike ndaj tij, por për fat plumbat e tjerë nuk e kanë prekur. Dyshohet se makina qe ka qenë në ndjekje të tij dhe që është qëlluar brenda saj.