Dje në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit. Ai po luante me të, teksa ajo lahej, dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.
Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.
“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada 😡🤣”,- ka shkruar Romeo.
Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “😂 vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”
Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta, Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.
Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjëherë në mbrëmje Donaldi shfrytëzoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?
Ajo me buzëqeshje iu përgjigj duke i thënë: “Po hë si të them është ndryshe nga ty s’di si te them, është më i mbushur – më mirë më i mbushur”.