FIER– Prindërit e kishin çuar si çdo ditë në kopësht, por janë lajmëruar rreth mesditës se fëmija nuk ndjehet mirë. Kanë mbajtur frymën në spitalin pediatrik të Fierit, ku fatkeqësisht kanë mësuar se vogëlushi 3- vjeçar nuk jeton më.
Doktori më tha ‘djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë’, për këtë duam drejtësi”, tha daja.
Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte rreth orës 13:00 në kopështin privat “Flatrat e dijes” në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se i fëmija me mbiemër Kodheli ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave.
Burime nga policia thanë se “3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur.
Trupi i pajetë është dërguar në morg ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa janë shoqëruar edukatoret dhe drejtues të kopështit privat.