Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka, nga Fushë-Kruja, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njëri nga të plagosurit, Gentjan Bejtja, në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një karburant në fshatin Larushk. Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak.