Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar në një magazinë në Peqin, ndërsa policia ka njoftuar se ka gjetur edhe drogë. Tre persona janë vënë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim.
Ali Çelmeta, 43 vjeç, banues në Peqin, është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Çelmeta ka qenë i dënuar edhe mëparë për vjedhje.
Skënder Dudija, 21 vjeç, banues në Peqin, është vënë në pranga për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I riu ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit.
Mikael Durrsaku, 20 vjeç, banues në Peqin, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi Ergi Tosko 20 vjeç, banues në Peqin.
Materialet i kaluan për veprimeve të mëtejshme hetimore, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.