Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit. Një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shoferi.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkiohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Mat/ informacion paraprak
Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.