Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim.
Ndërkohë që hetimet vijojnë. Prokuroria njoftoi dje se 34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërkohë që Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Cuditerisht për Sali Berishën asnjë akuzë.
E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.