Dy ditë pas protestës së ndodhur, kanë nisur riparimet në selinë blu. Disa persona kanë nisur të merren me pastrimin dhe riparimin e godinës.
Kujtojmë se dyer, dritare, por edhe ambiente të brendshme u dëmtuan gjatë protestës së 8 janarit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në drejtim të godinës u hodhën gurë dhe u përdorën mjete të tjera të forta.