Kryeministri Edi Rama pas zhvillimit të takimit me kryesinë e PS, tha se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e Asamblesë që do të paraqes sfidat për 4 vitet e ardhshme.
“Rrjeti rinor të PS dhe përtej saj, një rrjet vullnetarizmi, qytetarie progresive në funksion të komunitetit dhe sigurish ku ne dëshirojmë të nderveprojmë më të rinjtë dhe tu japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta. Ngjarja e kongresit të PS që do të adresojë sfidat e përbashkëta të qeverisë për 4 vitet që vijnë”, tha Rama
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me gazetarë kur u pyet nëse po plaket Partia Socialiste. Rama tha se e rëndësishme është sa ndihesh dhe ja sa shkruhet në dokument dhe se ripërtëritja me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e socialistëve.
“Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, tha Rama.
Kryeministri Rama nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. I pyetur nga mediat, Rama tha se askush prej palëve nuk ka legjitimitet vecc e vecc!
“Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët se a e shikon si avancim PD-në që përjashtoi një pjesë të saj, në krahasim me PS që s’ka asnjë zhvillim Rama tha se:
“Në të gjitha familjet asnjëherë nuk janë të zgjidhura probleme. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të vendit, ndërsa PD për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme të 2 individëve: Njëri kufomë politike pa seli dhe tjetri me seli. Shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo situatë duke i kapërcyer të dyja kufomat. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për situatën dramatike të PD, ndonjëherë edhe duhet të qeshim. Nuk më rezulton se ne kemi ndërtuar fortifikime për tu mbrojtur nga ndonjë deputet që kërkon ta marrë me dhunë godinën. Nuk jemi këtu për kacafytje për interesa vetjake siç janë të dyja kufomat politike të PD-së. Është një kacafytje që paradoksalisht asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse pa ra njëri bie edhe tjetri”.