Dhunën e ushtruar në selinë blu gjatë protestës së 8 janarit Partia Demokratike ia ka raportuar me detaje ambasadave të huaja në vendin tonë dhe Këshillit Europian. Përmes një raporti 8-faqësh, që përshkruan në orë pas ore atë që ndodhi në selinë e blu gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit duke e shoqëruar edhe me foto të dhunës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjësinë kryesore dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhunë PD bën fajtorë Sali Berishën.
Në raport theksohet se “deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.
“Në video ngrihen dyshime për bashkëpunimin dhe rolin e Sali Berishës duke orkestruar këtë dhunë të paprecedentë në selinë blu. Berisha deklaron në media se nuk ka dhunë nga mbështetësit e tij, ndërsa filmohet nga ato bërë gjestin e dorës për t’u mbledhur para hyrjes kryesore dhe vetëm pak minuta më vonë turma sulmon në mënyrë të paprecedentë godinë duke thyer dyer e dritare”, thuhet në raportin e PD.
Në raport përmendet edhe dhunimi i Roland Bejkos apo marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj pasi ishte kërcënuar me jetë nga njerëzit që Berisha i solli para selisë blu.
Ne përditësim…