Një video ku dy moderatorë ofendojnë dhe fyejnë tenistin më i mirë në botë Novak Djokovic po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Mike Amor dhe Rebecca Maddern, dy moderatorët e Channel 7, pas mbylljes së lidhjes live me tenistin serb, kanë nisur ta ofendojnë atë pa ditur që po regjistroheshin dhe mikrofonat ishin ende ndezur.
Gjatë bisedës mes tyre, dy moderatorët e kanë etiketuar numrin 1 të botës një gënjeshtar dhe budalla.
“Sido që ta shikoni, Novak Gjokovic është një gënjeshtar, i poshtër, komplet trap,” tha Maddern.
“Ashtu si sido që ta shikosh. Është për të ardhur keq që të gjithë të tjerët janë rrethuar rreth tij. Nga ta shikosh është një trap që vetëm gënjen. Një trap që mendon se po bën gjënë e duhur. Nuk mund ta justifikosh këtë veprim të tijin”, tha Amor.