E mërkurë, 10 Gusht, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

Rritja e çmimeve, Braçe: E marrin domaten me 50 lekë/kg dhe e sheshin 150 lekë! Qeveria të ndalë grabitjen e qytetarëve

13 Janar, 2022
në Kryesore, Politike, Sociale
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur i revoltuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se paratë nuk i marrin bujqit dhe fshatarët, por tregtarët.

Duke marr si shembull domaten, ai tha se ajo merret në Lushnje dhe Divjakë për 50 lekë/kg nga Tirana dhe shitet për 150 lekë, duke shtuar se ky disnivel është i pajustifikueshëm.

Ai theksoi se nuk është qeveria ajo që vendos çmimet e tregut, por është ajo që sipas tij ka detyrën të ndalojë grabitjen që po i bëhet fshatarëve, bujqve dhe sigurisht konsumatorëve.

Postimi i plotë:

Është fakt! Çmimet e ushqimeve janë rritur! Por një gjë: Kush mendon se të ardhurat e çmimeve të rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari!

Bujku po merr aq sa ka marrë gjithë jetën, ne mos më pak!

Kush blenë domate sot me çmim 150 leke, duhet të dije se domatja më e mirë sot, tani, në Lushnje e Divjakë kushton 50 lekë për kilogramë, kaq!

Këtë merr bujku dhe po i fitoni 5-7 lekë për kilogram është i lumtur!

100 lekë nga Lushnja/ Divjaka në Tiranë është grabitje!

Për tregtarët: Tatimi nuk ka ndryshuar, çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar, çmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale për punëtorët e ngarkim-shkarkimit nuk ka ndryshuar (për ata që kanë një magazinë a dyqan)

Ka ndryshuar vetëm çmimi i karburantit nga 168-183 lekë/ litër.

Pra, nga Lushnje/Divjaka në Tiranë u është shtuar 700-1000 leke shpenzim për rrugë!

A justifikon ky shpenzim shtesë 100 lekë për kilogram domate?!

Kurrë!

Thënë këtë, dua të jem i qartë: Qeveria nuk cakton çmime (entet rregullatore po), por qeveria ka detyrë të ndalë grabitjen me çmimet e padrejta! Çmimet e drejta nuk janë komunizëm, siç mendon dikush!

Taget: Erion BraceRritja e cmimeve
Postimi i rradhës
Bukuri ‘vrastare’, modeli i ri dëbohet nga Arabia Saudite

Bukuri ‘vrastare’, modeli i ri dëbohet nga Arabia Saudite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve
  • Dy turistët gjermanë mbeten të bllokuar në Tropojë, Policia i gjen dhe i transporton me helikopter në Tiranë
  • Zjarr në Bajkaj të Sarandës, rrezikohen ullishtet e vreshtat
  • Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…
  • “Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.