SPAK ka arrestuar një polic ditën e sotme në Kukës, të akuzuar për marrje ryshfeti. Mësohet se në pranga ka rënë polici Shkëlqim Çika, i cili i kërkoi para Admir Spahisë, pasi e kapi duke shkelur masën ‘arrest shtëpie’.
Polici u kap në flagrancë pasi shkoi të merrte një pjesë të parave për të cilat kishte rënë dakord me Spahinë.
Ky i fundit u arrestua më 19 maj të viti të kaluar, si pjesë e grupit strukturuar kriminal prej 15 personash, që dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.