E hënë, 23 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

‘Lufta’ në PD shkon në Kuvend! Nikolla njofton përjashtimet nga grupi demokrat! Deputetët pro ‘Foltores’: S’na heq dot Lul Brava! Alibeaj: Problemet i kemi në familje! Mungon Berisha

17 Janar, 2022
në Kryesore, Politike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar nisi më çuditshëm se kurrë në këto 30 vite. Salla e seancave plenare u shndërrua si një mbledhje e një organizate të Partisë Demokratike. Lufta e brendshme mes demokratëve u transferua në Kuvend, ku deputetët e përjashtuar nga grupi i PD-së, mbështetës të Sali Berishës sulmuan kryetarin e partisë së tyre Lulzim Basha.

Pas kryetarja e kuvendit njoftoi në nisjen e seancës njoftimin që kishte marrë nga PD për ndryshime në grup parlamentar, njëzëri Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Belind Këlliçi etj kundërshtuan ashpër duke i kujtuar kryeparlamentares Nikolla se ato ishin Partia Demokratike.

Noka, më i ashpër nga të tjerët, kërkoi që Kuvendi të mos marrë parasysh dokumentet e sjella nga PD-ja për përjashtimin e tyre, por të ketë në konsideratë dokumentet e Komisionit të Rithemelimit, i cili sipas tij është i vetmi institucion që përfaqëson demokratët.

Në përgjigje të tyre, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla tha se nuk interpreton vendimmarrjet politike të grupit më të madh opozitar.

“Nuk interpretojnë vendimmarrjet politike dhe grupi më i madh i opozitës është ai i PD, që ka zgjedhur që të ketë kryetar të saj Enkelejd Alibeaj që ka zgjedhur që të mos ketë këtë numër deputetësh në përbërje të saj”, tha Nikolla në përgjigje të tyre.

Nga ana tjetër, ndonëse tha se do të ishte pjesë e kësaj seancë, Sali Berisha mungoi sërish në Kuvend. Në përfundim, pas akuzave që nuk morën asnjë përgjigje nga Lulzim Basha, deputetët pro Berishës u larguan nga seanca për tu rikthyer më pas për të dëgjuar fjalimin e Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Vijon…

Taget: PDPerplasja berisha-bashaSali Berishaseance plenare
Postimi i rradhës
Shkatërrohet banda e grabitësve në Greqi, 4 persona në pranga! Përdornin kallashnikovë e maska silikoni si ajo e Admir Muratajt në Rinas

Shkatërrohet banda e grabitësve në Greqi, 4 persona në pranga! Përdornin kallashnikovë e maska silikoni si ajo e Admir Muratajt në Rinas

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Ramën pret Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE
  • Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë
  • Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen për herë të tretë në një dasmë madhështore në Ital…
  • Ronela Hajati rikthehet në studio për projekte të reja: Do të punoj aq shumë këtë vit saqë në pus…
  • Rihanna planifikon të zhvendoset në vendlindjen e saj në Barbados me ASAP Rocky për të rritur dja…

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.