Një shkelje e rëndë është shënuar sot në zgjedhjet për kryetar të shoqatës rajonale të futbollit në Durrës. Kjo sepse Fundim Dollaku, njëri prej anëtarëve që ka votuar ka qenë i pamandatuar, ndërsa për më tepër ka falsifikuar dokumentat duke zënë vendin e Altion Keçit.
Ky i fundit është mandatuar nga kryetari i bashkisë Shijak Alton Araban, pasi ka funksionin e drejtorit të klubit shumësportësh të Erzenit. Disponohet faksimilen që z.Keçi ka të drejtë për të përfaqësuar bashkinë Shijak në zgjedhjet rajonale të Durrësit, ndërsa edhe vetë ka pohuar se ‘përfaqësimi i tij është falsifikuar’.
Një rast dhe prove për prokurorinë që nuk duhet të rri duarkryq përballë fallsifikimeve haptazi që po ndodhin në sy të të gjithëve.