Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Burime pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital ditën e djeshme rreth orës 17:00 me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor. Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit