Një dramë me protagonistë edhe futbollistë shqiptarë, por që në fund u fitua nga kampionët e Italisë. Kështu mund të përkufizohet përballja e 1/8 të Kupës së Italisë mes Interit dhe Empolit në ‘Guiseppe Meazza’, që u mbyll me fitoren 3-2 të zikaltërve.
Fillimisht Inter kaloi në avantazh me Sanchez, ndërsa në pjesën e dytë Nedim Bajrami solli baraspeshën. Futbollisti i kombëtares shqiptare prodhoi një një sfidë për t’u mbajtur mend, ndërsa edhe realizimi golit tregoi jo pak cilësi. Gjithsesi befasia më e madhe do të vinte në minutën e 76 kur një goditje me kokë e Cutrones do devijohej nga Radu për t’i dhënë epërsinë Empolit.
Më tej Stefano Sensi shënoi golin e tretë për Interin, që rezultoi vendimtar për t’u kualifikuar në çerekfinale, atje ku Inter do përballet me fituesin e çiftit Roma-Lecce.