Ditën e sotme një laborator ‘Bitcoin’ është zbuluar në kuadër të një operacioni policor në Shijak të Durrësit. Burime bëjnë me dije se janë gjetur 210 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Gazetarët konfirmojnë se është arrestuar një person ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet. Sakaq, raportohet se magazina ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.
Në pamjet e siguruara duken qartë pajisjet kompjuterike që prodhojnë kriptomonedha.