Banorët e shtëpisë së BBV vazhdojnë që të jenë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga shtëpia.
Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabioni dhe DJ Dagz, duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli, teksa janë shfaqur në miqësinë e njëri tjetrit.
Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.
‘Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova’, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.
Raportet e ftohura të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vinin ngase dyshja Dagz dhe PM kishin pasur përplasje me balerinin Ilir Shaqiri, i cili është mik i mirë i Sabianit.