Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia, i cili ka vrarë në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.