Nga temperatura të ulëta dhe ngrica do të karakterizohet moti në vendin tonë ditën e sotme.
Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Detit të Zi, Europa Qëndror dhe ajo Lindore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore, gjithashtu temperaturat ekstremisht të ulëta do të diktojnë ngrica dhe mot të acart. POR ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Veriore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulta do jenë dominuese.