Arlen Hasanaj, i arrestuar se ka vendosur tritolin në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, ditën e hënë është filmuar në një Qendër Tregtare 20 minuta para shpërthimit. Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë.
Hasanaj ka qenë në ‘Megatek’, dhe për tu kthyer deri në Durrës duhen 20 minuta. Shpërthimi në shtëpinë e Dukës ka ndodhur ditën e hënë në orën 22:03, ndërsa Hasanaj është filmuar në Qendrën Tregtare në orën 21:40