Adnand Gaxherri, 48-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët. Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme