Arrestohet në Lezhë miku i Avdylajve, i cili ishte i përfshirë në trafikun e laboratorit të heroinës në Has. Në pranga përfundoi Fatjon Marku, një nga pjesëtarët e trafikut të drogës, i cili ishte dënua në mungesë nga GJKKO me 14 vite burg në 2018.
Laboratorit të heroinës në Has, ishte pjesë e dosjes 339, ku përpunohej droga që vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Nga përgjimet për këtë çështje doli edhe grupi i Avdylajve të Shijakut.
Fatjon Marku pritet të vuaj dënimin, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit F.K., ka nisur hetim në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.
Gjatë kontrollit të mjetit u sekuestruan një thikë dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë.