Në një postim që ka bërë së fundmi në InstaStory, këngëtarja zbuloi se është drejt finalizimit të dy këngëve të reja.
“Jo një por dy këngë”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e postimit.
Foto: Semi Jaupaj/Instagram
Ndërkohë, projekti i saj i fundit mban titullin “Mos u kthe” që u shoqërua edhe me klip dhe u lansua në muajin shkurt të këtij viti.
Kënga u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 13 milionë klikime në YouTube.
Foto: Semi Jaupaj/InstaStory
Ndryshe, kujtojmë që Semi ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP dhe u komentua vazhdimisht për raportin me Donald Veshaj dhe miqësinë me prezantuesen dhe ish-partneren e aktorit, Bora Zemani.
/gazetari.al/