Një tren doli nga shinat pranë Garmisch-Partenkirchen në Bavarinë e Epërme. Disa vagona ranë në njërën anë. Situata është ende e paqartë. Ekipet e shpëtimit janë në aksion me një kontingjent të madh.
Të paktën tre persona janë viktimat e deritanishme në një aksident treni në Bavaria e Epërme. Numri i viktimave është ende i paqartë, pasi mësohet se ka shumë të lënduar rëndë, sipas një zëdhënësi të autoriteteve të Landit. Gjithsej 60 persona të lënduar aktualisht janë duke u trajtuar në ndihmë mjekësore. Aksidenti ndodhi në afërsi të Burgrain në rrugën midis Garmisch-Partenkirchen dhe Mynihut. Treni rajonal u përplas rreth mesditës. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për shkakun.
Të gjitha shërbimet e emergjencës, policia dhe zjarrfikëset në rajon janë në shërbim. Autoritete thonë se gjithcka po funksionon për ndihëmn e shpejtë dhe se njerëyit e plagpsur po nxirren nga dritaret. Një zëdhënës i policisë federale tha se mes të plagosurve kanga të gjitha grupmoshat.
Sipas raportimeve të mediave, disa vagona dolën nga shinat dhe disa u përplasën në një argjinaturë. Sipas një gazete lokale, në mesin e pasagjerëve ishin shumë fëmijë të shkollës të cilën mbyllën këtë të premte semestrin e dytë dhe nisin pushimet prej dy javësh.