E martë, 5 Korrik, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Akuzat për tokën në bregdet, Xhaçka: Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, prona është…

23 Qershor, 2022
në Aktualitet, Ciklon
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë në lidhje me tokën në bregdet, Himarë.

Xhaçka tha se nuk ka shkelur asnjë ligj as ajo, as bashkëshorti, as qeveria, as kryeministri e askush. Sakaq shtoi se investimi është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Ku theksoi se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje.

“Përgjigja e shkurtër është që jo, nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, edhe kolegu që i ka hipur kësaj furtune në gotë si ta kishte kalë beteje. Ose nëse nuk e dinë, do të bënin mirë të merrnin një jurist t’ua shpjegonte sepse është turp të jesh në këtë parlament, të pretendosh që përfaqëson interesat e një pjese të elektoratit e të bësh oponencën e qeverisë, e të mos kuptosh as ligjet për të cilat flet. Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPI. Dhe një përfaqësues serioz i popullit e aq më shumë një parti në këtë kuvend minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë përpara se t’ju merrte qytetarëve, por edhe kolegëve kohën e vëmendjen. Dhe për të bërë detyrat e shtëpisë do t’i mjaftonte të kërkonte në arkivat e partisë së tij, për raste të ngjashme kur të tjerë përpara tij kanë ngritur furtuna në gotë për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

Por në fakt, ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike”, tha ajo.

Taget: Akuzatbregdetnuk kamperperfituartokenXhcka
Postimi i rradhës
Heqja e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, kryeministri bullgar: Asnjë shans për këtë samit, e flasim më vonë

Heqja e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, kryeministri bullgar: Asnjë shans për këtë samit, e flasim më vonë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • VIDEO/ “Ja xhiro me motrën”, Joni zbulon në mënyrën më të ëmbël gjininë e fëmijës së Arbana Osmanit
  • Vendi po “digjet” nga tempraturat e larta, por të premten moti bën kthesë të papritur
  • Sherr mes adoleshentesh në Pogradec, plagoset me thikë një i mitur
  • Shqiptarët trafikohen me shumicë nga familjarët ose të afërm të tyre, strategjia që përdorin ata për t’i futur në “rrjetë”
  • Të akuzuar për gjobëvënie dhe ngacmim seksual, Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen për vëllezërit Manhasa

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.