Keni dëgjuar ndonjëherë për Vitaminën P? Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigmente natyralë që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët.
Së bashku me ngjyrat, këto pigmente i japin bimëve mbrojtje kundër insekteve, mykut dhe mikrobeve. Flavonoidët gjithashtu janë thelbësorë në betejën kundër sëmundjeve kardiovaskualre. Zakonisht, flavonoidët gjenden në shumë bimë, por ato i gjejmë me tepricë në ushqimet shumëngjyrëshe
Frutat me ngjyra të ndezura
Duhet të dini që frutat me ngjyra të ndezura janë të mbushura me flavonoidë. Qershitë e kuqe janë të pasura me kuercetinë, e cila është pjesë e kategorisë së flavonoidëve. Agrumet kanë gjithashtu doza të larta flavonoidësh. Qitroja përmban flavonoidin naringenin ndërsa limoni dhe portokalli përmbajnë sasi të larta të flavonoidëve eriodictyol dhe hesperetin.
Boronicat dhe manaferrat e freskëta kanë gjithashtu sasi të mëdha të flavonoidëve catechin dhe epicatechin. Rrushi i kuq dhe rrushi i zi janë gjithashtu burim i pasur flavonoidësh siç janë kuercitina dhe catechina. Perimet e freskëta.