E enjte, 30 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Krime të dyfishta, një për pronën tjetri prej pasionit/ Autorët e vrasjeve nuk pyetën për lidhjen e gjakut

28 Janar, 2023
në Kronike, Kryesore, Lajmi i Fundit
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Krimet e dyfishta brenda familjes. Çfarë po ndodh?

Në një periudhë të shkurtër kohore prej 5 muajsh, numërojmë dy raste të krimit të dyfishtë brenda familjes. Sakaq problemet e pronësisë, pasioni, problemet e shëndetit mendor dhe problemet ekonomike janë shkaqet kryesore të konflikteve apo degradimit të tyre deri në vrasje. Duke marrë masivisht jetë.

Mentalitetit i dobët dhe turpi nga bota i shtyn njerzit drejtë vetëgjyqësisë, ndërsa  nga ana tjetër  mos besimi tek gjykata  dhe sistemi i drejtësisë i detyron të kapin armët dhe “të vendosin” drejtësi. Por janë dhe ato raste ku mungesa e një ndihme të specializuar  mjeksore, psikologjike agravon shëndetin mendor të këtyre personave duke i kthyer në potencial për autor të morteve më pas.

Të gjitha krimet që do listohen më poshtë i lidh një detaj: Lidhja e gjakut mes viktimave dhe autorit.

  • Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në qytetin e Gramshit dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. 80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij. Ngjarja horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai Shaqiri, i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe. Në deklaratat e tij kontradiktore, autori fillimisht e ka mohuar ngjarjen dhe është shprehur se:

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”,- shprehet autori.

Më pas, në një deklaratë të dytë, mësohet se autori ka pranuar se e ka kryer ai krimin makabër. Ai pranon se e ka dhunuar të shoqen, e ka goditur dhe më pas e ka mbytur.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”,- dëshmon autori.

Edhe pse sipas deklaratave të dhëna dhe dyshimeve, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

  • Por ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm 5 muaj më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm, ku vëllai vret me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në mes në ditës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’, në rrugën ‘Islam Alla’. Sipas dyshimeve, vrasja ndodhi për shkak të debateve dhe konflikte pronësie që vëllezërit kishin me njëri-tjetrin.

Duket se ngjarja ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili ishte predikues i fesë islame, tregohej se ky i fundit kishte hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Viktimat lanë pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

  • Një tjetër rast në Vlorë në 10 gusht 2018 ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona të gjithë viktimat kishin lidhje fisnore me autorin. Shkaku ishte banal. Një grindje brenda fisit Zykaj.

Ritvan Zykaj (autori) ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit. Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.

  • Në vitin 2021, u regjistrua një tjetër ngjarje e rëndë e krimit të dyfishtë në familje në Divjakë, ku Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ndodhi krimi por kur ka shkuar i gjeti prindërit pa jetë. I tronditur, 21-vjeçari, njoftoi policinë. Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./Gazetari.al

Taget: brenda familjeskrimte dyfishtavrasje
Postimi i rradhës
Tronditëse/ Jo vetëm Rama, Mc Gonigal është takuar dhe me Metën

Tronditëse/ Jo vetëm Rama, Mc Gonigal është takuar dhe me Metën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Korsia preferenciale e shërbimit” kush ka lekë shërohet/ Sejrani: Vonesa, deri në mohim
  • “Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe
  • Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
  • Tiranë/ Aksion policor, 23-vjeçarit i gjendet armë dhe municion luftarak (Emri)
  • Intervista/ Lulzim Veliu: BE-SHBA me dy standarte, në njërën anë shtet multietnik e në anën tjetër Asociacion monoetnik

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.