E hënë, 29 Maj, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’

28 Mars, 2023
në Aktualitet, Ekonomi
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2023. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023”.

Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur kështu themelet për suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Joseph D. Giarraputo, themelues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi se: “Këtë vit ne vlerësojmë institucionet financiare të cilat ofrojnë gamën më të gjerë të shërbimeve si edhe besueshmërinë e duhur për të krijuar marrëdhënie financiare afatgjata’’

Vlerësimi i bankave të 22 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, u realizua nga redaktorët e Global Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.

Referuar çmimit, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT, Z. Seyhan Pencablıgil tha: ‘’ Pavarësisht ngjarjeve me të cilat është përballur bota vitet e fundit, BKT ka dëshmuar një rritje të jashtëzakonshme në të gjithë portofolet e saj duke shënuar shifra historike në rritje, çdo vit. Kjo rritje por edhe treguesit e tjerë financiarë pasqyrojnë një performancë solide dhe konfirmojnë edhe njëherë pozicionin dhe angazhimin e BKT për të qenë banka lider në tregun bankar shqiptar.

Objektivat tona janë gjithmonë të jemi një bankë e qëndrueshme me performancë të fortë në të gjithë indikatorët financiarë, një bankë që mbështet me produkte dhe shërbime cilësore klientët tanë por edhe që kontribuon në rritjen ekonomike të vendit. Do të doja tia dedikoja këtë çmim ekipit tim për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, klientëve tanë për besimin dhe besnikërinë e tyre dhe aksionerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.’’

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.6 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.7 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 63 degësh dhe kanalesh alternative novatore.

Taget: 2023Banka Kombetare Tregtarebanka me e mireGlobal Financevlerësim
Postimi i rradhës
“Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe

“Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kush e rinxorri Lulin në skenë dhe pse (kur çifti Sali-Ilir dhe grotesku Taulant mendojnë t’u hedhin sirën amerikanëve)
  • (pa titull)
  • Po digjeshin mbeturina, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH
  • Dokumenti / Babai i Elvi Fundos spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’
  • ‘Defender 23’ e pranishme edhe drejtuesja e SHISH, bisedon me Ramën e Begajn

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.