SHBA – Jonathan Newell, gjykatësi amerikan 50 vjeçar, vrau veten të premten në mëngjes me armë pikërisht sapo policia do të futej në shtëpinë e tij për ta arrestuar.
Gjykatësi ishte pezulluar nga puna që nga muaji korrik pasi një nga të miturit gjeti një kamera në tualetin e shtëpisë së Newell dhe u tha prindërve të tij. Kur investiguesit e morën në pyetje, Newell u përpoq të gëlltiste një objekt që dukej si një kartë memorie.
Newell i hodhi poshtë akuzat, por kur disa të mitur të tjerë treguan se gjykatësi i kishte prekur në vende të papërshtatshme, policia shkoi ta arrestonte. Një e shkrepur arme u dëgjua dhe kur hynë brenda panë trupin e pajetë të gjyqtarit, i cili kishte vrarë veten.
Pas kontrolleve që policia bëri arriti të verifikonte se gjykatësi kishte pajisje të shumta dixhitale në shtëpinë dhe zyrën e tij si kamera dhe një hard disk që policia pretendon se ka video të shumta të djemve të mitur teksa bëjnë dush të cilat nisin që nga shtatori i 2014.