SPANJË- Presidenti i gjyqtarëve të Tarragona në Spanjë, Joan Perarnau paralajmëron për krijimin e një “krimi të organizuar dhe të rrezikshëm”, i cili çon nga vrasjet në rrëmbime dhe korrupsion.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për të ashtuquajturin “ari jeshil “, i cili gjeneron një rritje shumë të konsiderueshme të grabitjeve të drogës. Dhe në gjysmën e tyre përdoren armë zjarri.”-tha ai.
Magjistrati theksoi se shumë prej këtyre bandave të organizuara përbëhen nga kosovarë, shqiptarë dhe suedezë ku sipas tij ata janë pjesë e një sektori që gjeneron shuma të mëdha parash.
Rritja e konsiderueshme që po bëjnë plantacionet e marihuanës në demarkacionin e Tarragonës dhe në pjesë të tjera të Katalonjës është ndikuar nga fakti se këto plantacione që dikur ishin private tani janë në pronësi të “krimit të organizuar dhe të rrezikshëm”, i cili gjeneron vrasje të shumta, rrëmbime dhe trafikim njerëzish.
”Po vërehet se ka filluar të ndikojë në korrupsionin në nivelin e nëpunësve civilë, “- tha magjistrati në Bordin Krahinor të Seguretat de Tarragona, në të cilin marrin pjesë krerët e tre organeve të sigurisë, Mossos d’Esquadra, Policia Civile dhe Garda Kombëtare dhe gjithashtu ata përgjegjës për Policinë Gjyqësore, agjentët përgjegjës për hetimet dhe kryeprokurori.
Vitin e kaluar, në Katalonjë kishte më shumë se njëqind grabitje droge dhe shtatë vrasje, gjysma e së cilave lidhen drejtpërdrejt me këtë lloj krimi. Perarnau pranoi se, pas shumë vitesh, ishte shumë e rëndësishme që të kishte një takim si ky për të përcaktuar kriteret, sepse ka pasur dyfishime në hetimet në gjykata të ndryshme.
Kreu i gjyqtarëve kujtoi se Tarragona ishte një pikë kalimi për marihuanën dhe kokainën dhe tani është bërë një prodhues në shkallë të gjerë të drogës së fundit, duke e bërë Katalonjën një eksportues të madh në Evropë. Dhe sipas zonave ku prodhohet më shumë, rajoni Maresme u vendos i pari, i ndjekur nga Gironès, zona më e afërt me Francën dhe më pas arriti demarkacioni i Tarragona, veçanërisht Kampi i ndjekur nga Delta de l’Ebre.