Pas hetimeve të policisë për identifikimin dhe lokalizimin e call center-ave që dyshohen se përdorin sistemin FOREX për të zhvatur me qindra qytetarë evropianë me fabulën se do kenë fitime të mëdha në qoftë se investojnë në bursë, Prokuroria shqiptare ka përcjellë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe asaj të Tiranës letër porosinë e homologëve evropian, si Gjermania, Italia dhe disa vendeve nordike për të identifikuar e lokalizuar selitë e telefonatave agjentëve të rremë.
Autoritetet e huaja kërkojnë të identifikohen disa numra llogarie bankare, numra telefoni dhe personat që qëndrojnë pas këtij biznesi të jashtëligjshëm që po vjedh qytetarët e tyre nga Shqipëria.
Këto skema mashtrimi ndryshe shfrytëzojnë edhe kompanitë “Forex”, në bazë të së cilave është mashtrimi i klientëve. Zhvillohen telefonata tek qytetarët, kryesisht të moshave më të thyera. Në pjesën më të madhe të rasteve, telefonuesit u kërkojnë qytetarëve që të investojnë kursimet e tyre në këtë lloj burse pasi për pak kohë fitimi do të dyfishohet. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë. Përkundrazi, të gjithë ata që pranojnë të dërgojnë paratë përmes bankës, i humbasin edhe para ata përgjithmonë. Përgjithësisht, ‘call center’ që funksionojnë në formën “Forex” qëndrojnë në treg për pak kohë, aq sa mund të vjedhin qytetarë pa u kuptuar nga autoritetet dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë. Në këtë formë, kanë rënë pre e mashtrimit mijëra qytetarë nëpër botë, të cilët duke u nisur nga mendimi pozitiv për të investuar kursimet, kanë përfunduar duke humbur gjithçka. Vetëm me një kërkim të thjesht në QKB rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin FOREX në Shqipëri.
Forex, ose shkëmbimi i huaj, mund të shpjegohet si një rrjet blerësish dhe shitësish, të cilët transferojnë valutë mes njëri-tjetrit me një çmim të rënë dakord. Është mjeti me anë të të cilit individët, kompanitë dhe bankat qendrore konvertojnë një monedhë në tjetrën – nëse keni udhëtuar ndonjëherë jashtë shtetit, atëherë është e mundur që ju keni bërë një transaksion Forex. Ndërkohë që një shumë e këmbimit valutor është bërë për qëllime praktike, shumica dërrmuese e konvertimit të monedhës ndërmerret me qëllim të fitimit të fitimit. Shuma e valutës së konvertuar çdo ditë mund të bëjë lëvizjet e çmimeve të disa monedhave shumë të paqëndrueshme. Është kjo paqëndrueshmëri që mund të bëjë FOREX kaq tërheqëse për tregtarët: duke sjellë një shans më të madh të fitimeve të larta, duke rritur gjithashtu rrezikun.
Pak ditë më parë u raportua për një kërkesë të drejtorit Gledis Nano drejtuar vartësve të tij për të kaluar në filtër të gjithë call center që operojnë në tiranë, për aktivitetin dhe ligjshmërinë e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur mbrëmjen e së shtunës në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kërkuar krimit ekonomik të bëjë vërë në sitë call centerat pasi shumë shtetas të huaj kanë akuzuar se janë mashtruar nga call centerat që operojnë në Shqipëri dhe që i premtojnë para në bursë, por në të vërtetë i vjedhin.