ULQIN– Prokuroria ka nisur hetimet për zhdukjen e ish-shefit të policisë së Ulqini, Rudolf Elezovic. Policia maleze ka nisur kërkimet për Rudolf Elezovic në lumin Buna, aty ku ai humbi kontaktet për herë të fundit.
Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
Ndërkohë një hetim tashmë nga materialet referuar nga policia e Shkodrës pas dosjes së sjellë nga malazezët ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigmë.
Kontakti i tij i fundit ka qenë me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur qe në afërsi të zonës se Pentarit në lumin Buna një person të vijë edhe ta marrë qe ta transportojë me varkë në anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.