E diel, 5 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kuriozitete

Arriti të merrte nënshtetësinë franceze, kosovarja falenderon personalisht presidentin Macron

20 Maj, 2021
në Kuriozitete
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

FRANCË– Viteve të fundit shumë të rinj janë larguar nga Kosova për në Gjermani, Zvicër, Francë e ndonjë shtet tjetër evropian, në kërkim të një jete më të mirë. Shumë prej tyre, kanë kaluar rrugë të vështira ilegale për të arritur në “tokën e premtuar”.

Një prej tyre është edhe Hanife Lahu nga Vushtrria, e cila para pak më shumë se tre vjetësh, pas shumë peripecive që kaloi rrugës, u lajmërua si azilante në Francë. Ajo nuk kishte arritur ta kishte një punë dinjitoze në Kosovë, ishte përballur me shumë sfida në shtetin e ri të Kosovës, dhe përkundër se ishte shumë e lidhur me vendin e saj, u detyrua të largohej që ta kishte një jetë më të dinjitetshme. Dhe këtë jetë e gjeti në Francë, ku për pak kohë e mësoi gjuhën frënge, filloi të punojë dhe tani ka fituar edhe lejeqëndrimi. Ajo sot kishte mundësinë që ta falënderojë personalisht presidentin e Francës, Emanuel Macron që vendi i tij i hapi dyert për të.

Macron ishte për vizitë në Troyes, një qytet i vogël rreth 170 kilometra nga Parisi. Ai u takua me banorët e këtij qyteti mbi 200 vjeçar dhe mes tyre ishte edhe Hanife Lahu. Gjuha që e ka përvetësuar shumë shpejt i ndihmoi asaj që të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin.

Në një video të siguruar nga Albinfo.ch, Hanifja shihet teksa komunikon me presidentin Macron të cilin e falënderon që vendi i tij ia ndryshoi jetën.

“Zoti president, dua ta falënderoj Francën si shtet dhe juve si president. Unë jam në Francë tash e tri vjet, nga viti 2018. Franca ma ka shpëtuar jetën, andaj iu jam gjithmonë mirënjohëse”, i thotë Lahu presidentit Macron.

Tutje presidenti francez e pyet se nga vjen dhe ajo i tregon se vjen nga Kosova, një vend ku vite më parë kishte luftë.

“Jam shumë e emociomuar se ju jeni njeri i madhe për mua, edhe Franca ësht e madhe. Franca ma ka shpëtuar jetën. Tash jam e qetë dhe sigurt në Francë. Faleminderit Francës, faleminderit juve”, thotë tutje kosovarja.

Ndërsa edhe presidenti Macron interesohet për të dhe familjen e saj, për punën dhe integrimin në Francë, teksa Hanifja i tregon se punon në fabrikën e çokolatës dhe është integruar mjaft mirë në Francë.

Hanifja tha se ishte shumë e emocionuar që u takua me presidentin Macron. “Isha e emocionuar, por unë doja patjetër që ta takoja. Doja ta falënderoja nga zemra që ma hapi derën dhe ma mundësoi ta kem një jetë dinjitoze. Një jetë që në Kosovë nuk e kisha dhe nuk e di a do të mund ta kisha ndonjëherë”, tha ajo për Albinfo.ch.

Hanife Lahu tash po ndërton jetën e saj të re në Francë, por thotë se dëshira e saj është që ta shoh Kosovën të zhvillohet dhe të bëhet një vend ku, nëse nuk arriti ta jetonte rininë e saj, të mundet të paktën ta jetojë me dinjitet pleqërinë pas pensionimit në Francë./Express

Taget: Emanuel Macron
Postimi i rradhës
Miracle of fredoom? Apo i dënuari i parë i saj?

Miracle of fredoom? Apo i dënuari i parë i saj?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.