E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

E bujshme! Arrestohet në Dubai Florenc Çapja, pritet ekstradimi në Shqipëri

29 Maj, 2021
në Kronike, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

DUBAI– Florenc Çapja arrestohet në Dubai. Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se prangosja është bërë pak ditë më parë, por konfirmimi për autoritetet shqiptare ka ardhur pasditen e sotme. Sipas tij, Çapja kishte leje qëndrimi dhe në banesë është gjetur me gruan dhe me fëmijën e mituri, ndërsa theksohet se nuk ka tentuar që të largohet.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja, ndërsa për Florencëin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Burime bëjnë me dije se urdhër-arresti nga Prokuroria e Elbasanit për të shpallurin në kërkim, e tanimë të prangosurin,  Florenc Çapjas ishte firmosur më 16 mars të këtij viti. Por pikërisht atë ditë Çapja bashkë me të shoqen janë larguar drejt Stambollit, për të shkuar deri në Dubai, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Për këtë shkak është kthyer dhe në destinacionin e të shumëkërkuarve.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli, duke shtuar se të gjthë kanë dijeni për ngjarjen.

Taget: Ardian ÇapjaDubaiFlorenc ÇapjaGentian BeqiriNezir Beqiri
Postimi i rradhës
Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat/ Prokuroria: Analizuam bisedat në celular, asnjë…

Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat/ Prokuroria: Analizuam bisedat në celular, asnjë...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • INVESTIGIM/ Kastriot Gurra i Librazhdit “vjedh” lodrat e fëmijëve, faturon 35 milionë këndin që vlen 4750 euro (Dokumentet)
  • ‘Së bashku ne mundemi’ Vodafone për Turqinë dhe Sirinë!
  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.